0Shares

Një granatë dore është hedhur në shtëpinë e Borislav Markovicit në veri të Mitrovicës, të dielën në orët e hershme të mëngjesit.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka thënë se nuk bëhet fjalë për të lënduar, pos për dëme te vogla materiale.

Mësohet se Markovic është i punësuar në Zyrën Administrative të Kosovës në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)