LAJMI I FUNDIT:

Mjedise pa duhan, por me një ligj të zbatueshëm

Mjedise pa duhan, por me një ligj të zbatueshëm

Organizata për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, (STRAS), kërkon nga Kuvendi i Kosovës, që të miratojnë një ligj të ri për Kontrollin e Duhanit, i cili të jetë i zbatueshëm duke garantuar në Kosovë një mjedis të pastër dhe pa duhan. Projekt-ligji që ndodhet aktualisht në Kuvend duhet ta ruajë synimin parësor për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe të ambientit.

“Nga hulumtimet në terren dhe duke marrë parasysh përvojat e vendeve fqinje dhe ato të Bashkimit Europian, ne kemi krijuar një qasje të re për dallim nga grupet e interesit. STRAS insiston për një vend pa tym, të pastër, por jo për një ligj i cili mund të shkaktojë më shumë probleme sesa zgjidhje”, tha Ibrahim Rexhepi, drejtor i STRAS.

Sipas tij, projektligji më shumë shkon drejt ndalimit total të duhanit dhe jo drejt kontrollimit . “ Ekziston një ligj , por ai nuk po zbatohet për shumë arsye. Duhet të jemi të kujdesshëm që mos të ngutemi me miratimin e ligjeve të reja, të cilat nuk do të zbatoheshin”, tha më tutje Rexhepi.


Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, theksoi se projektligji ka dalë nga dyert e kësaj ministrie dhe tani është në dorën e Kuvendit të Kosovës. Ai duhet të vendosë se cilin variant do ta miratojë.
“Një grup deputetësh kanë qenë dhe në Austri dhe janë njohur me praktikat e këtij vendi. Mund të marrin ligjin austriak. Por, për institucionet shëndetësore është detyrim kushtetues mbrojtja e shëndetit të popullatës. Jemi koshient që ky projektligj ka ngjallur debate. Ka deputetë që e mbështesin por ka edhe një numër që nuk e mbështesin. Jemi duke provuar që të arrijmë një modalitet”, tha Hoti.

Ai ka treguar se variant i projektligjit ngjan me atë që zbatohet në Australi, Zelandë të Re, Kanada, Norvegji dhe Islandë. “Është masë vizionare dhe zbatimi i tij në praktikë mbetet të shihet. Ne do të respektojmë çdo ligj që miratohet në Kuvend”, tha Hoti.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka kritikuar, siç e quajti ai, këtë eksperiment. “Ligji duhet të ketë shtrirje horizontale. Po të miratohet sot një ligj i tillë, ku të mund të zbatohet? A e meritojmë ne që ligjet e Kosovës të gjinden vazhdimisht në Gjykatën Kushtetuese ?“, tha Gërxhaliu.

“Apelojmë në Qeverinë e Kosovës që të mos sjellë ligje të cilat nuk mund të zbatohen . Kujt i shkon në favor kjo?”, tha Safet Gërxhaliu, duke shtuar se nuk do të ishte asnjë dobësi të rikthehet ligji, bazuar në një ekspertizë shkencore.

Ilirana Zymeri, drejtoreshë e Inspeksioneve të AVUK tha se janë të parët që kanë kërkuar amendamentimin e ligjit, për shkak se ai është i pazbatueshëm. “Janë pesë inspektorate që janë të ngarkuara edhe me ligjin ekzistues, por as ai nuk po zbatohet. Ne jemi të parët që kemi kërkuar të amadamentohet projektligji. Ky propozim është praktikisht i pa zbatueshëm. Nëse është i tillë, atëherë asgjë nuk kemi arritur”, tha Zymeri.

Nga ky debat doli konstatimi se Kosova duhet të ketë një ligj të zbatueshëm, e jo vetëm sa për dëshirën e një grupi të interesit, pastaj që në ambiente publike të krijohen “dhomat e duhanit”, por të ndara fizikisht nga pjesët e tjera, që pjesërisht të ndalohet ekspozimi i cigareve dhe i duhanit, si edhe të ndalohet rresptësisht shitja e cigareve për personat nën 18 vjet. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori