LAJMI I FUNDIT:

Mjeku.Net, gjithçka për shëndetin tuaj

Mjeku.Net, gjithçka për shëndetin tuaj

Lexuesit shqiptarë në internet tashmë kanë një webfaqe profesionale dhe të besueshme të dedikuar ekskluzivisht për tema shëndetësore. Portali shëndetësor www.Mjeku.Net, i mbështetur nga ICK, është lansuar vetëm disa muaj më parë, dhe tashmë ka arritur formën e vet të plotë.

Me një dizajn të thjeshtë dhe ngjyra të hapura, Mjeku.NET ofron për lexuesit shqiptarë një pamje atraktive dhe të pranueshme nga çdo moshë dhe shije. E veçanta e portalit është kategorizimi i thjeshtë i rubrikave, që e bën të lehtë gjetjen e informatave të kërkuara nga çdo lexues.

Veç lajmeve shëndetësore, të cilat freskohen disa herë në ditë nga një staf i kombinuar i profesionistëve mjekësor dhe atyre gazetaresk, portali Mjeku.NET sjell për lexuesit e vet edhe këshilla, materiale video të fushës së shëndetësisë si dhe versionin “Slideshow” të prezantimit të artikujve, që është një risi në mesin e portaleve shqiptare.


Sëmundjet dhe kategorizimi i tyre

Brenda portalit Mjeku.NET lexuesit do të gjejnë një listë të sëmundjeve të ofruara në mënyrë alfabetike, por edhe në bazë të grupeve (kanceret, sëmundjet e zemrës, sistemi tretës etj). Vizitorët kështu shumë lehtë mund të arrijnë deri te sëmundja apo problemi shëndetësor për të cilin duan të mësojnë më shumë dhe për të cilin do të gjejnë detaje të shumta që nga njohuritë e përgjithshme, simptomat dhe shkaktarët, deri te diagnostikimi, mjekimi dhe parandalimi.

Për më tepër, brenda secilës sëmundje njerëzit do të mund të lexojnë edhe lajmet dhe këshillat më të reja që lidhen veçanërisht me atë sëmundje apo problem shëndetësor për të cilin interesohen.

Rubrikë dedikuar ushqimit

Ushqimi është pjesë e rëndësishme e shëndetit dhe mirëqenies njerëzore. Përveç lajmeve dhe këshillave për ushqyerje të shëndetshme, Mjeku.NET u ofron lexuesve edhe një rubrikë të veçantë për dietë dhe rënie në peshë, një kategori për fitnes si dhe një kënd për receta shëndetësore. As te kjo rubrikë nuk mungojnë videot dhe artikujt e prezantuar në formë të foto-shpjegimeve.

Shtatzënia dhe fëmijët

Edhe pse nuk është sëmundje, shtatzënia është një gjendje që kërkon një fokus të veçantë shëndetësor dhe ka fituar një kategori brenda portalit Mjeku.NET. Përmes kësaj rubrike të gjitha gratë shtatzëna (apo ato që planifikojnë të mbeten) dhe baballarët e ardhshëm, do të mund të gjejnë të gjitha informatat dhe këshillat e nevojshme për të filluar dhe kaluar një shtatzëni sa më të shëndetshme.

Lexuesit do të gjejnë përshkrime të përgjithshme dhe po ashtu edhe lajme, këshilla, slideshow dhe video për çdo javë të plotë nëntë muajve të shtatzënisë.

Shëndeti i fëmijëve po ashtu ka një fokus të veçantë në portalin Mjeku.NET. Prindërit e rinj në këtë kategori do të gjejnë lajme dhe këshilla nga më të ndryshme për ruajtur shëndetin e fëmijëve të tyre, përfshirë edhe informata dhe këshilla për foshnjat e tyre muaj pas muaji. Veç foshnjave, lexuesit kanë edhe kategori me këshilla për fëmijët e moshës më të rritur, si parashkollorë dhe shkollorë.

Mjeku.NET nuk ka harruar të ofrojë edhe artikuj për kategorinë që ndoshta më së shumti ka nevojë për këshilla të mjekut e që janë të moshuarit. Ky grup i lexuesve kanë në dispozicion të tyre rubrikën Shëndeti 50+.

Slideshow, një risi për portalet shqiptare

Versioni slideshow i prezantimit të artikujve i inkorporuar brenda portalit shëndetësor Mjeku.NET është një risi brenda të gjitha ueb-faqeve në gjuhën shqipe. Përmes kësaj kategorie, lexuesit mund të lexojnë artikuj të ndryshëm shëndetësor në formë të foto-përshkrimeve. Përveç janë më të shkurtër dhe më të qartë, përmes “slideshow” artikujt vijnë të shoqëruar edhe me fotografi. Jo vetëm që e bën më të lehtë që teksti të kuptohet nga lexuesi, por versioni Slideshow e bën edhe argëtues shfletimin e artikujve.

Mbështetja nga ICK

Portali Mjeku.Net është realizuar edhe falë mbështetjes nga Qendra Inovative e Kosovës (ICK – Innovation Centre Kosova), ku aktualisht gjenden edhe zyrat e redaksisë.

Ju mund të qëndroni në hap me risitë shëndetësore të portalit Mjeku.Net edhe duke klikuar Pëlqe (Like) në faqen zyrtare në Facebook: www.Facebook.com/MjekuNET ose Twitter: www.Twitter.com/MjekuNET.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori