LAJMI I FUNDIT:

MM: Punojmë me përkushtim për rritjen e standarit të pjesëtarëve të ARM

MM: Punojmë me përkushtim për rritjen e standarit të pjesëtarëve të ARM

Ministria e Mbrojtjes disa herë ka theksuar se ka përkushtim serioz për rritjen e standardit të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe është në kontakt të vazhdueshëm edhe me institucionet relevante, si dhe me dy sindikatat e pjesëtarëve të ARM, thuhet në reagimin e MM, pas konferencës për shtyp të Sindikatës së mbrojtjes dhe sigurisë dhe Sindikatës së pavarur të ushtarëve profesionistë, transmeton Telegrafi Maqedoni,

Të gjithë kërkesat deri te MM lidhur me kompensimet për pjesëtarët e ARM janë proceduar përfundimisht me muajin prill dhe gjysmën e parë të muajit maj, theksohet më tej në reagim.


“Ministri disa herë informoi se për shkak të lëshimeve teknike në njësite, është e mundur që një numër i vogël i pjesëtarëve të ARM emrat e të cilëve nuk janë dërguar në kohë deri te Ministria, të vonojë pagesa e kompensimit të caktuar, por ai do tu paguhet”, thuhet në reagim.

Lidhur me transportin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë, në reagim thuhet se Ministria e Mbrojtjes e ka informuar opinionin publik që procedura e tenderimit ka filluar në kohë që në janar dhe tanimë janë nënshkruar marrëveshje për transport të 23 linjave.

“Për një numër të caktuar të linjave, për shkak të çmimit të lartë të ofruar nga firmat, me kërkesë të Shtatmadhorisë së ARM, procedura e tenderimit është shfuqizuar. Ka filluar procedurë e re për furnizim e cila presim të përfundojë deri në shtator”, nënvizohet në reagimin e MM.

Nga MM theksojnë se asnjë pjesëtar i ARM nuk do të dëmtohet financiarisht. “Përkundrazi, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, pjesëtarëve të ARM do tu kompensohen mjetet për transport.”, thuhet në fund të këtij reagimi me shkrim të Ministrisë së mbrojtjes./Telegrafi/