LAJMI I FUNDIT:

MMPH shpërndan 3000 kontejnerë për mbeturina

MMPH shpërndan 3000 kontejnerë për mbeturina

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka bërë shpërndarjen e 3000 kontenjerëve për mbeturina komunale, për nevojat e amvisërive në disa komuna të Kosovës. Vlera e përgjithshme e këtyre kontejnerëve sipas zyrtarëve të kësaj ministrie është 56 mijë e 940 euro.

Kontenjerët u janë shpërndarë komunave të cilat kanë parashtruar kërkesën në MMPH gjatë vitit 2012 dhe për arsye se gjendja e menaxhimit të mbeturinave në Republikën e Kosovës aktualisht është mjaft e palakmueshme. Në zonat urbane, shërbimi i mbledhjes së mbeturinave bëhet gati 100 për qind, mirëpo në zonat rurale, aktualisht mbulohen vetëm 20-30 për qind e popullsisë me këtë shërbim.

Komunat përfituese të kontenjerëve janë Gjakova dhe Kaçaniku me nga 900 copë, Deçani, Drenasi dhe Kastrioti (ish-Obiliqi) me nga 400. /Telegrafi/