LAJMI I FUNDIT:

Modifikim në paketën për aerodinamikën e Mercedes SLC (Foto)

Modifikim në paketën për aerodinamikën e Mercedes SLC (Foto)

Kompania e cila merret me modifikimin e veturave, Piecha Design, është përkujdesur për modifikimin e modelit SLC të Mercedesit, më saktësisht modelin e ridizajnuar SLK.


Këtu nuk përmendet paketa për përforcimin e motorit, por paketa për aerodinamikën – e cila përfshin spoilerin e përparmë, difuzerin e pasmë, si dhe spoilerin subtil në bagazh, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Piecha Design për këtë Mercedes SLC ka zgjedhur vrimat për ajër prej kromi në kapakun e motorit, set të rrotave Jade R me diametër prej 19-inç dhe me goma 235/35 R19 dhe 275/30 R19, tubat e rinj për shkarkimit e gazrave (tani prej 90 mm), si dhe amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 25 mm).