LAJMI I FUNDIT:

Modifikohet Mercedes-AMG C 450 Sport (Foto)

Modifikohet Mercedes-AMG C 450 Sport (Foto)

Kompania gjermane e njohur për modifikimin e veturave, Vath, tani ofron programin për modifikimin e modelit Mercedes-AMG C 450 Sport, gjegjësisht përforcimin e motorit me gjashtë cilindra të këtij modeli.

Mercedes-AMG C 450 Sport tani posedon paketën “Vath Stage 5”, që kushton 3200 euro, ku motori i tij tani është me kapacitet prej 441 kuajfuqi (modeli standard është me kapacitet prej 367 kuajfuqi), transmeton Koha.net.

Ky model tani shpejtësinë maksimale e arrin deri në 300 kilometra në orë.

Në këtë paketë, hyn gjithashtu edhe amortizatorët e modifikuar (vetura është më e ulët për 0.4 centimetra, frenat më të forta, sistemi sportiv i shkarkimit të gazrave, si dhe set i rrotave prej alumini me diametër prej 19-inç.