LAJMI I FUNDIT:

Mogherini sot u drejtohet deputetëve

Mogherini sot u drejtohet deputetëve

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, sot vjen për vizitë në Kosovë.

Mogherini pritet t’i drejtohet deputetëve të Kosovës në një seancë solemne të Kuvendit që do të mbahet në orën 16:00, lidhur me rekomandimin nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.


Në këtë seancë solemne do të marrin pjesë edhe deputetët e tri partive opozitare, ndërsa një ditë pasi Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe qyteti i Prishtinës është dekoruar me flamuj të BE-së dhe të Kosovës.

Një vizitë të mundshme për sot e ka paralajmëruar dje edhe zyrtari i lartë në Komisionin Evropian, Dimitris Avamapoulos.

Edhe përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar të mërkurën në një konferencë për media tha se lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën gjithmonë ka thënë se do të ndodhë së shpejti, dhe pikërisht për këtë tha se ndihet shumë i lumtur që erdhi kjo ditë.

“Jam shumë i lumtur që kjo ditë erdhi”, ka thënë Zbogar.

Ai po ashtu tha se i ndihet i lumtur që në këtë ditë kaq të rëndësishme ndodhet në Kosovë.

“Edhe qeveria, edhe shoqëria civile, institucionet dhe të gjithë duhet të jeni krenar për këtë projekt kaq të rëndësishëm që e arritët”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka qenë rrugë e lehtë. /Telegrafi/