LAJMI I FUNDIT:

Mogherini: Të zbatohen marrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi

Mogherini: Të zbatohen marrëveshjet në dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini,tha të enjten në Prishtinë se zbatimi i marrëveshjeve në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për vazhdimin e bisedimeve mes dy vendeve.

Ajo tha se po diskuton me palët mënyrat e vazhdimit të dialogut që siç theksoi ka krijuar klimën e vetëdijesimit jo vetëm në rajon, por edhe në BE për lëvizjet pozitive që kanë ndodhur që prej nisjes së dialogut.


Mogherini tha se autoritetet në Kosovë kanë treguar përkushtim të madh për vazhdimin e dialogut, nga i cili përfitojnë më së shumti qytetarët, por vlerësoi se tani duhet një përkushtim edhe më i madh për rrugën e integrimit në BE.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, tha se Kosova është pjesë e Evropës dhe BE-ja së bashku me autoritetet në Kosovë po punojnë për integrimin evropian të vendit.

Duke folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, Mogherini theksoi se propozimi, është rezultat i punës së përbashkët me autoritetet e Kosovës, që mundëson lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së.

“Kjo do të thotë se Kosova është Evropë dhe ne po punojmë në integrimin e saj në BE. Kjo është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, ndonjëherë edhe e ndërlikuar, por kur flasim për perspektivën evropiane të Kosovës, duhet të kemi parasysh se ajo është në zemrën e Evropës”, tha Mogherini.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së po qëndron në një vizitë në Kosovë e shoqëruar nga Komisioneri për çështje të brendshme, migracion dhe shtetësi, Dimitris Avramopoulos, vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian i dha dritën e gjelbër lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës brenda zonës Schengen.

Mogherini dhe Avramopoulos thanë në Prishtinë se presin miratimin e plotë të propozimit për liberalizim të vizave për Kosovën edhe nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli I Bashkimit Evropian, por paraprakisht theksuan se Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Komisioneri Avramopoulos theksoi ndërkaq se BE-ja do të pranojë vetëm pasaportat bioemtrike të Kosovës, për shtetasit e saj, pavarësisht.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka takuar në Prishitnë gjatë ditës kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe do t’i drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është përqendruar sërish në propozimin e fundit të Komisionit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave. Ai e ka cilësuar këtë si vendim historik dhe e nxjerrë Kosovën nga izolimi.

Liberalizimi i vizave dhe Marrëveshja për Stabilizim Asocim, ka theksuar Mustafa, i hapin rrugën dhe perspektivën Kosovës në procesin integrues evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori