LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Pronat e uzurpuara në Dardani u dhanë nga Azem Syla dhe Shukri Buja (Video)

Molliqaj: Pronat e uzurpuara në Dardani u dhanë nga Azem Syla dhe Shukri Buja (Video)

Banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë të cilët nuk po pranojnë që t’i lëshojnë banesat ku kanë jetuar që 17 vjet pa pronësi të ligjshme, janë shumica persona që aty i ka dërguar ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla dhe bashkë partiaku i tij Shukri Buja.

Rrjedhimisht, ato prona janë të uzurpuara nga këta dy persona që i kanë dhanë ato banesa për banorët që jetojnë aty tash e 17 vjet.

Kështu të paktën ka pohuar sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

Ai në emisionin “Republika” me Dardan Gashin që transmetohet sonte në Tribuna Channel, ka deklaruar se shumicën e atyre familjeve aty i ka dërguar pikërisht Azem Syla.

Ai ka shtuar më tej se shumica e këtyre familjeve janë votues të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe një pjesë edhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë gjë sipas tij e tregon edhe fakti që banorët nuk kanë shkuar ti kërkojnë ndihmë kryeministrit të vendit, Isa Mustafës por Kadri Veselit.

Molliqaj ka theksuar edhe njëherë se Shpend Ahmeti nuk ka asnjë lidhje me këtë proces, dhe se ai është shprehur i gatshëm ti ndihmoj rastet sociale nëse ka të tilla në këto banesa.

Këtu mund të shikoni deklaratën e Molliqajt për këtë çështje ndërsa, emisionin e plotë në ora 20:45 në Tribuna Channel.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori