LAJMI I FUNDIT:

Momenti dramatik i rrotullimit të kranit gjigant (Video)

Momenti dramatik i rrotullimit të kranit gjigant (Video)

Në Guatemalë është filmuar momenti, kur një kran që po e bartte një tanker uji rrotullohet me pjesën e përparme.

Pesha e objektit të destinuar për rezerva uji, ka dalë të jetë e rëndë për makinën me katër palë rrotë, transmeton Telegrafi.


Për pasojë, krani është ngritur me pjesën e përparme, dhe ka mbetur i ngritur në mënyrë vertikale.

Në videon e publikuar, dëgjohen njerëzit duke i fërshëllyer drejtuesit të mjetit, por ai nuk duket se ndalon.

Pos dëmeve materiale, nuk raportohet për njerëz të lënduar. /Telegrafi/