LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur serbja vjedh telefonin mobil në butik (Video)

Momenti kur serbja vjedh telefonin mobil në butik (Video)

Kamerat e sigurisë në një lokal të quajtur Hong Kong në qytetin Çaçak në Serbi, ka filmuar momentin kur një ‘kliente’ vjedh një telefon mobil të cilin e gjen në rafte.

Pronari i lokalit u bën thirrje të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin videon, që ta ndihmojnë në identifikimin e gruas që ka vjedhur telefonin e një klienti tjetër që e kishte harruar në lokalin e tij, transmeton Telegrafi.


“Konsideroj se duhet vepruar sipas ligjit – ajo çfarë nuk është e juaja, nuk duhet ta merrni ose thjesht duhet ta dërgoni në stacionin më të afërt të policisë”, thuhet në një mesazh të dërguar nga pronari i lokalit. /Telegrafi/