LAJMI I FUNDIT:

Momentumi mes Serbisë dhe Kosovës

Më në fund erdhi momenti i pritur gjatë për Serbinë e Kosovën, më 19 prill 2013, një marrëveshje me pesëmbëdhjetë pikë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve. Kjo është me të vërtetë një datë historike e cila do të lexohet dhe mësohet nga gjeneratat e reja si një datë që do të vlerësohet në mënyra të ndryshme. Rëndësia e marrëveshjes nga spektri politik mund të shihet nga dy kënde të ndryshme. Këndi i parë me siguri do të fokusohet në përshkrimin se ka qenë një konflikt për një kohë të gjatë dhe që për një kohë të gjatë është mbjell urrejtja për objektiva të politikave të ndryshme. Ndërsa, nga këndi i dytë do të dominojë përshkrimi se kjo është një marrëveshje paqësore ndërmjet palëve që karakterizohet me shprehjen: Të gjithë fitues!

Konflikti i gjatë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve i ka rrënjët e saj thellë në histori dhe pavarësisht periudhës së “butë” gjatë pushtetit të Titos, mbijetoi kërcënimin. Tragjedia është se kërcënimi u përforcua pas vdekjes së Titos. Shumë shqiptarë të cilët quheshin si elitë shqiptare në vitet e’70-ta janë përpjekur me të vërtetë për të kontribuar plotësisht për paqe dhe shumica e kësaj elite ishin të arsimuar në universitetet serbe. Nuk vonoi gjatë dhe tërë investimi u përmbyt dhe gjithçka që ishte ndërtuar kishte rënë në gërmadha dhe si rezultat i kësaj situata u bë e paqëndrueshme.


Gjenerata e re që kishte qenë e arsimuar nga "ngjyra" e multikulturalizmit dhe me sloganin "Vëllazërim-Bashkim" mbeti në mëdyshje: as nuk donte luftë, por gjithashtu nuk i nënshtrohej shtypjes. Së fundi është i njohur fakti që edhe ata të cilët kishin mësuar brezin e ri me një mentaliteti të ri për të ruajtur "vëllazërim-bashkimin" u detyrua ta mbrojë veten. Njerëzit u veshën me rroba ushtarake dhe morën mbi supe një barrë tjetër: misionin për të liruar veten e tyre nga keqtrajtimet e papërshkrueshme prej pushtetit serb.

Kjo luftë u zhvillua në një mënyrë të veçantë dhe në luftë u përfshinë nëntëmbëdhjetë shtete evropiane të udhëhequra nga SHBA. Qëllimi i tyre ishte për të përfunduar situatën makabre të luftës dhe kjo ndihmë humanitare diskutohet dhe është relevant edhe sot, si në nivelet politike ndërkombëtare po ashtu në literaturë akademike.

Është thënë shpesh se e kaluara kontribuon të tashmen dhe të ardhmen dhe është mençuri nëse kjo filozofi përdoret për vepra të mira. Pas disa viteve, marrëveshja e re do t’i përkas së kaluarës, por në marrëveshje kemi ingrediencat që mund të përdoren për të tashmen dhe të ardhmen. Nga këto ingredienca gjeneratat do të kuptojnë se urrejtja dhe shtypja nuk do të vazhdojë përgjithmonë, pavarësisht nëse ajo përdoret kundër njerëzve të dobët apo të varfër. Represioni do të dënohet nga njerëzit me frymë paqësore, pavarësisht nëse ata janë të prekur drejtpërdrejt apo jo.

Përveç kësaj, përmbajtja e marrëveshjes do t’u tregojë gjeneratave të ardhshme se kjo marrëveshje nuk shkel askënd por ndihmon për normalizim dhe kjo ka mundur të nënshkruhet para luftës. Marrëveshja është një sinjalizim i mirë për vendet konfliktuale që mos të luftojnë, por të nënshkruajnë marrëveshje dhe të mos veprojnë padrejtësitë, sepse gjithsesi do të vije momentumi i marrëveshjes. Pra, gjëja më e mirë është për të ndërtuar marrëdhëniet normale me kohë dhe për të shmangur humbjet në luftë.

Prandaj, kjo datë do të mbahet mend, mbi të gjitha si një mrekulli politike mes palëve, për mënyrën e normalizimit të anormales.

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Kalo në kategori