LAJMI I FUNDIT:

Moody’s: Sistemi bankar britanik negativ

Moody’s: Sistemi bankar britanik negativ

Agjencia e shërbimit të investitorëve Moody’s e çoi në perspektivë negative sistemin bankar britanik dhe uli perspektivën për disa institucione të veçanta.

Kjo lëvizje vjen pasi agjencia zhvlerësoi në perspektivë kreditin e të gjithë vendin ndërkohë që britanikët votuan për të dalë. Një perspektivë negative nënkupton një mundësi prej 33% për zhvlerësim në 12 deri 18 muaj.

“Ne presim rritje më të ulët ekonomike dhe paqartësi të larta mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare mes Britanisë dhe Bashkimit Europian. Kjo mund të sjellë një kërkesë më të ulët për kreditim, humbje më të mëdha të kreditit dhe kushte më të luhatura të financimit për institucionet financiare të Britanisë”, deklaron Moody’s.

Agjencia uli perspektivën për 8 banka, Barclays, HSBC, Santander U.K., Coventry Building Society, Leeds Building Society, Nationwide Building Society, Nottingham Building Society dhe TSB Bank, duke e çuar në negative, nga e qëndrueshme.

Agjencia deklaroi se nuk do të ketë shumë pasoja në likuiditet duke marrë parasysh përgatitjet për emergjencë nga Banka e Anglisë, rregullatorët dhe vetë sistemi bankar. Megjithatë, paralajmëroi se tregu i huamarrjes do të bëhet më i luhatshëm, duke sjellë prime më të larta për dhënien e borxhit.

“Kjo mund t’i bëjë më të vështira planet e financimit dhe të gërryejë më tej marzhet neto të interesit, megjithatë në përgjithësi impakti do të jetë i limituar”, shkruan Moody’s. Agjencia mbështeti perspektivën në disa firma financiare.

Për Royal Bank of Scotland, Skipton Building Society dhe Yorkshire Building Society, Moody’s tha se ndikimi i referedumit në këto institucione do të jetë i limituar si pasojë e konsideratave më specifike të kreditit.

Ditën e Premte, firma e vlerësimit tha se rritja ekonomike e Britanisë mund të jetë më e dobët në pikëpamjen materiale, duke marrë parasysh paqartësinë mbi marrëdhëniet tregtar dhe politikat ekonomike.

Megjithatë, ndryshe nga agjencitë e tjera, Mooyd’s nuk e ndryshoi vlerën e kreditit të Britanisë, duke e mbajtur në Aa1 që është vlerësimi i dytë më i madh. /Telegrafi/