LAJMI I FUNDIT:

Moratti: Kujdes nga Viola, Jovetic i rrezikshëm

Moratti: Kujdes nga Viola, Jovetic i rrezikshëm

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se Fiorentina edhe pse nuk po kalon një periudhë të mirë ata nuk po luajnë keq dhe se sulmuesi i tyre, Stevan Jovetic, gjithashtu përbën një rrezik për ta.

Jovetic ka shënuar vetëm një gol në ligë gjatë vitit 2013, në të njëjtën periudhë Fiorentina ka fituar vetëm një ndeshje prej gjashtë sosh.

”Më pëlqen shumë Jovetici edhe pse ai nuk po kalon në një periudhë të mirë, ai është shumë i rrezikshëm”.


”Fiorentina po kalon relativisht një kohë të vështirë për momentin sepse ata nuk po luajnë fare keq”, ka thënë Moratti./Telegrafi/