LAJMI I FUNDIT:

Mos i detyroni peshqit të ngjiten në drunj, paditeni sistemin arsimor (Video)

Mos i detyroni peshqit të ngjiten në drunj, paditeni sistemin arsimor (Video)

“Secili është gjeni, por nëse e gjykoni një peshk nga aftësia e tij që të ngjitet në dru, do të kalojë gjithë jetën duke besuar se është budalla”.

Kështu ka thënë një nga mendjet më të ndritura të njerëzimit, Albert Einstein. Dhe, me këtë fjali fillon “gjykimi” ndaj sistemit arsimor amerikan nga Prince EA.


Filmbërësi, reperi dhe oratori motivues, Prince EA, ka realizuar një video përmes së cilës, me shembuj, kundërshton stagnimin e edukimit shkollor në SHBA, që për të është i njëjtë si para 150 viteve, që nuk ndryshon e nuk po e bën botën një vend ku “peshqit nuk do të jenë të detyruar të ngjiten në drunj”.

Videon “E kam paditur sistemin shkollor”, ku kërkohet reforma për mësimdhënie dhe lehtësim në procesin e mësimxnënies, të titruar në shqip, mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/