LAJMI I FUNDIT:

Mos e paragjykoni mallin kinez: Makina Buick Envision, me nivel shumë të lartë të sigurisë (Video)

Mos e paragjykoni mallin kinez: Makina Buick Envision, me nivel shumë të lartë të sigurisë (Video)

Prej kohësh ka hyrë në treg edhe Buick Envision, një makinë e prodhuar në Kinë.

Megjithëse është pëlqyer për pamjen dhe fuqinë, pak njerëz kanë dashur ta kenë, gjithnjë me paragjykimin se është mall kinez dhe jokualitativ, transmeton Telegrafi.


Por, me t’i bërë testin e sigurisë, ka dalë se ky SUV është shumë i sigurt. Madje, në rast përplasjesh shoferi dhe udhëtarët tjerë mund të shpëtojnë pa lëndime.

Në simulimin e ndeshjes që mund ta shihni më poshtë, i janë dhënë nota të larta Buickut për shpejtësinë e hapjes së qeseve të ajrit (airbag) dhe sigurinë e të pranishmëve. /Telegrafi/