LAJMI I FUNDIT:

Mos e përdorni

Mos e përdorni

Kompania Titan, pronare e çimentores Sharrcem, akuzon drejtuesit e doganave të Kosovës se po e shet klinkerin si çimento të pastër. Madje, ky material që iu konfiskua muaj më parë Sharrcemit është i rrezikshëm për përdorët në ndërtimtari. Doganat e Kosovës po e shesin klinkerin për çimento. Kështu vazhdon të pretendojë kompania Titan, të cilës iu konfiskuan muaj më parë nga doganat mijëra tonë mall të kontestuar.

Drejtuesit e Sharrcem’it thonë se materiali është klinker dhe u bëjnë thirrje prodhuesve që këtë material mos ta përdorin për ndërtim, pasi është i rrezikshëm. Ky material, sipas kësaj kompanie, tanimë edhe gjendet në treg. Ndërkaq, nga doganat këmbëngulin që është çimento dhe kanë filluar edhe ta shesin përmes ankandit publik. Për këto akuza ata thonë se do të ushtrojnë padi ndaj kompanisë Titan.

Fabrika e çimentos Titan ne Usje të Maqedonisë ka bëre thirrje dhe njëherë që produkti i ofruar për shtije nga Dogana e Kosovës, i cili është prodhuar në fabrikën e tyre, të mos përdoret për ndërtim pasi që paraqet rrezikshmëri të lartë, duke mos qene çimento siç e ka deklaruar dogana, por klinker apo më mirë të thuhet material i papërpunuar dhe jo i tregtueshëm.


Sipas fabrikës së çimentos në Usje të Maqedonisë, ky është një material i ndërmjetshëm në procesin e prodhimit të çimentos dhe përdorimi i tij si zëvendësim për çimento është plotësisht kundër të gjitha ligjeve dhe rregulloreve. “Çdo ndërtim që rezulton nga përdorimi i këtij materiali është i pasigurt, krejtësisht i paparashikueshëm dhe i paqëndrueshëm si dhe rrezikon shëndetin, jetën dhe sigurinë e popullit të Kosovës”, theksohet në reagimin e kësaj fabrike.

Nga ana tjetër, zyrtarë të doganave kanë thënë se analizat e tyre laboratorike tregojnë se fabrika Sharrcem po i mashtronte doganierët, duke futur çimento të pastër. Për më tepër, fabrika e Sharrcemit u dënua me 10 mijë euro gjobë për mashtrim tarifor. “Dogana e Kosovës ka vendosur që ta shesë këtë produkt, vetëm pasi ka kryer analizat e nevojshme fiziko-kimike në një nga laboratorët ndërkombëtar, rezultatet e se cilës analize theksojnë se produkti është çimento”, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i doganave.

Në bazë te këtyre parametrave, Stavileci thotë se laboratori ka konfirmuar se në mostër ekziston prezenca e gjipsit CaSO4 X 2H2O, të shprehur si treoksid sulfuri SO3. Me tutje analizat e doganave kanë sqaruar se deklarimi i kompanisë apo produkti i importuar nga kompania nuk ka parametra që mund t’i atribuohen klinkerit të çimentos, por janë parametra të Portland çimentos, çka e bën të pakontestueshëm faktin se në rastin konkret kemi të bëjmë me çimento me veti lidhëse. /Express/Telegrafi/