LAJMI I FUNDIT:

Mos fluturoni me ne!

Mos fluturoni me ne!

Kompania ajrore britanike, “EasyJet” i ka paguar disa udhëtarë për të mos udhëtuar me këtë kompani. Ngjarja ndodhi mëngjesin e të premtes, kur një aeroplan në linjën Liverpul-Gjenevë rezultoi të ishte mbipeshë me 300 kilogramë.

Duke qenë se në aviacion ekzistojnë rregulla të forta që pengojnë çdo nisje me avionin e mbingarkuar mbi një peshë të lejuar, “EasyJet” mori në konsideratë tre opsionet e mundshme, të reduktonte sasinë e karburantit në serbator, të hiqte disa bagazhe apo të nxirrte nga kabina disa udhëtarë, transmeton Top-Channel.

Në fund, kompania vendosi për alternativën e tretë dhe sipas mediave britanike, anëtarë të ekuipazhit nisën të ofronin nga 100 funte për këdo që do të pranonte të braktiste udhëtimin.


Oferta nuk rezultoi tërheqëse për asnjë, deri në rritjen prej 200 funtesh, shpërblim i pranuar prej katër pasagjerëve, që së bashku kalonin kufirin e 300 kilogramëve, duke lejuar linjën që të vazhdonte udhëtimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

A mund ta gjeni brenda 30 sekondave trofeun e fshehur në mesin e qindra shisheve dhe gotave me birrë?

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

YouTuberi amerikan i kërkon Musk ta punësojë berberin indian - arsyeja do t'iu bëjë të qeshni

Fun
Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum

Londinezët mahniten nga delfinët që notonin në lum

Interesante
Kalo në kategori