LAJMI I FUNDIT:

Mos i hiqni sandalet nga qarkullimi, me këtë mënyrë mund t’i vishni dhe në vjeshtë

Mos i hiqni sandalet nga qarkullimi, me këtë mënyrë mund t’i vishni dhe në vjeshtë

Prezantuesja italiane Alessia Marcuzzi, ka prezantuar në blogun e saj lapinella.com një mundësi për të përdorur edhe gjatë vjeshtës sandalet e preferuara.

Ajo është e sigurt që asnjë nga ne nuk është ende gati për ndërrimin e stinëve. Dhe me këtë qëllim, ka provuar miksimin, në mënyrë që ndryshimi të jetë më pak i fortë.


Nga të gjitha propozimet e stinës, ajo adhuron binomin çorape me sandale, një rikthim në stilin e viteve ’80 që vazhdon të frymëzojë pasarelat!

1

“Efketi i shkëlqimit te çorapet është i përkryer me sandalet e mia të gjelbra Gucci, por nëse nuk ju pëlqen shumë kontrasti, mund të kombinoni çorape me të njëjtën ngjyrë me sandalet. Eksperimentoni edhe me materialin e çorapeve, argëtohuni me ato më të trasha, me klasiket mbi gju dhe ato dantellë”.

– Do të keni ndjesinë sikur po ndryshoni këpucët çdo ditë! Dhe nëse dëshironi të mos i vishni me sandale, atëherë lini çorapet të dalin nga këpucët e preferuara deri te kyçi…do shihni sa bukur do ju duken këmbët”, premton ajo edhe pse vështirë të kemi këmbë si të sajat. /Telegrafi/

94bc4d341c7b4b3e662e85ec92b82f23