Lirimi nga taksat doganore i mallrave që hyjnë nga pjesa veriore, ka nxitur reagime të ashpra të ekspertëve të ekonomisë, sipas të cilëve në këtë mënyrë po shkelet kushtetutshmëria e Kosovës.
Ekspertët thonë se pikat kufitare duhet të respektohen njëjtë në të gjithë Kosovën. Ata këmbëngulin se mosdoganimi i mallrave për çështje familjare në pikën doganore në Veri dhe interpretimi në mënyra të ndryshme i marrëveshjeve nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë shihet qartë se bashkësia ndërkombëtare është në anën e Serbisë.
Në këtë mënyrë, sipas tyre, nuk po respektohet shtetësia e Kosovës. Madje ata kërkojnë që të ndërpriten përkohësisht edhe bisedimet mes këtyre dy vendeve.
Eksperti ekonomik, Musa Limani ka thënë se nuk duhet të lëshohet pe aspak pasi që sipas tij ligji doganor duhet të respektohet njëjtë për të gjitha pikat.
“Ka deklarata kontraverse, por sido që të jetë ne e kemi Kushtetutën dhe normalisht se nuk duhet të ketë dallime për asnjë qytetar. Kosova ka vetëm një sistem doganor, prandaj nuk duhet të bëhen lëshime. Shteti është i vetmi që përcakton instrumentet e politikës fiskale prandaj nuk duhet të ketë lëshime që të ketë dallime në veprime”, ka thënë Limani, shkruan “Zëri”.
Mënyra më e mirë sipas tij për të dalë nga kjo gjendje është që përkohësisht të ndërpriten negociatat më Serbinë.
“Kjo platforma të cilën e ka dhënë Beogradi si dokument zyrtar mendoj se është e mjaftueshme që Qeveria e Kosovës duhet t’u thotë stop bisedimeve për arsye se po thyhen të gjitha parimet, Pavarësia e Kosovës, kushtetutshmëria, cenimi territorial, etj. Këtu mendoj se një faj shumë të madh e ka jo vetëm Qeveria e Kosovës, por edhe Bashkimi Evropian i cili i toleron këto gjëra”, ka thënë ai.
Ndërprerje të bisedimeve ka kërkuar edhe Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Dilni prej këtyre negociatave sa nuk është bërë shumë vonë. Nëse shkoni me 17 janar në negociata, doemos do të diskutoni për platformën e Serbisë. E nëse kjo platformë qenka raciste e antievropiane, çka po bëni ju të ulur në një tavolinë me këta racistë e me këta antievropianë?”, ka thënë Ahmeti në një konferencë për media.
Me lirimin e mallrave serbe nga tatime në Veri, Ahmeti ka thënë se është shkelur parimi bazë i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Pse ne këtu sot duhet të paguajmë tatime nëse një pjesë e qytetarëve lirohen nga tatimet, edhe atë për arsyen e vetme, sepse ata nuk e respektojnë shtetin e Kosovës. A e kemi ne të qartë se çfarë asimetrie po krijohet tani në Kosovë, kur faktikisht shpërblehet mosrespektimi i shtetit të Kosovës, ndërsa ndëshkohet respektimi dhe dashuria ndaj shtetit të Kosovës”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa analisti Avni Zogiani ka thënë se me këtë gjë po shihet se 6 pikëshi i Ban Ki moon-it është duke u implementuar.
“Ajo që ne sot po përballemi është plani 6 pikësh i Ban Ki moon-it i cili ka kërkuar praktikisht me krijimin e disa funksioneve shtetërore paralele në Veri, kjo tashmë është vetëm implementimi praktik i raportit të Ban Ki moon-it”, ka thënë Zogiani. Sipas tij, asnjëherë nuk kemi mundur të dalim nga këto korniza të Këshillit të Sigurimit që janë përcaktuar me këtë raport. “Gjithçka më tutje ka qenë vetëm në funksion të përgatitjes së opinionit publik dhe të terrenit për implementimin e ndarjes funksionale të Kosovës në 6 sektorë të rëndësishëm shtetërorë”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën