Kur bëhen 25 vjeç si meshkujt ashtu edhe femrat janë në kulmin e marrëdhënieve miqësore, sipas një studimi të bërë nga universiteti i Aalto-s në Finlandë dhe ai i Oxford-it në Angli
Që të mbash miqësinë bëhet e vështirë, sidomos kur familjet dhe karriera nisin që të peshojnë dhe të kërkojnë një angazhim të madh.
Por kërkuesit i kanë dhënë një goditje të fortë moshës së saktë që përcakton se kur ne nisim që të takojmë më pak miqtë, e të zbehim marrëdhëniet shoqërore.
Dhe kjo moshë është më herët se sa mendohej. Kur bëhen 25 vjeç si meshkujt ashtu edhe femrat janë në kulmin e marrëdhënieve miqësore, sipas një studimi të bërë nga universiteti i Aalto-së në Finlandë dhe ai i Oxford-it në Angli.
T’i përgjigjesh pyetjes se sa miq ka një individ, është e vështirë.
Shumica e njerëzve as që nuk e kanë idenë sesa shokë kanë. Kështu që studiuesit vendosën që të aplikonin një metodë duke përdorur telefonat celularë gjatë periudhave të caktuara të kohës, të cilat varionin nga një muaj deri në një vit.
Thirrjet telefonike u mblodhën nga operatorët telefonikë evropianë për 3.2 milionë përdorues, për të cilët mosha dhe gjinia u bënë të disponueshme.
Në moshën 25-vjeçare, njerëzit e të dyja gjinive telefononin më shumë persona të ndryshëm rregullisht, e kjo do të thotë të paktën një herë në muaj në moshën 25-vjeçare.
Kërkuesit vunë re se djemtë e rinj telefononin më shumë individë të ndryshëm sesa vajzat dhe ideja e tyre është se kjo sjellje e djemve ka të bëjë me kërkimin e tyre për partnere seksuale, gjë e cila ndryshon më vonë me rritjen e moshës.
Por në një moshë tjetër të rëndësishme, femrat fitojnë garën ndaj burrave sa i përket numrit më të madh të kontakteve sociale dhe kjo tendencë vazhdon deri në moshën 90-vjeçare.
Mosha ku femrat kanë më shumë shoqëri sesa meshkujt është 39. Gjatë kësaj kohe, shumica e personave thjesht telefonojnë një numër të pakët personash rregullisht. Meshkujt telefonojnë rreth 12 persona të ndryshëm në muaj, kurse femrat rreth 15.
Rreth moshës 45 deri në 55 vjeç, nivelet e miqësisë nisin që të pakësohen për të dyja gjinitë, por gratë prapë kanë më shumë kontakte sesa burrat.
Është e kuptueshme që jo të gjithë ata që telefonohen nuk janë miq, por kërkuesit thonë se zbulimi i tyre ka lidhje të drejtpërdrejtë me studime të tjera, të cilat janë bërë nga kontaktet ballë për ballë.
Media sociale mund ta ketë ndryshuar konceptin për miqësinë, por tani për tani, një pjesë e mirë e njerëzve e kuptojnë miqësinë, duke telefonuar shokun e tyre dhe duke lënë një orar për të pirë një kafe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
Dështimi, ndonjëherë të bën mirë
Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën