LAJMI I FUNDIT:

Mostransferimet në janar, mund t’i rrezikojnë gjasat e United për titull

Mostransferimet në janar, mund t’i rrezikojnë gjasat e United për titull

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka insistuar se ai nuk do ta përforcojë skuadrën e tij gjatë afatit kalimtar të janarit edhe pse rivali i tyre, Manchester City, është afër të nënshkruajnë me shumë yje.

Herën e fundit që Ferguson i zhyti seriozisht këmbët në ujërat e transferimeve të janarit, ai hasi në flori, edhe atë dy herë. Kjo ndodhi para gjashtë vjetëve kur ai bleu Nemanja Vidicin për shtatë milionë dhe Patrice Evran për 5.5 milionë funte. Që të dy janë zgjedhur disa herë edhe si kapitenë të Djajve të Kuq.

Që atëherë, përforcimi më i mirë që ka bërë gjatë këtij afati ka qenë, Anders Lindegaard, për tre milionë funte nga Aalesund. Kohë pas kohe ka pasur disa investime në të rinjtë e skuadrës, por të cilat nuk patën sukses, si Zoran Tosic dhe Manucho. Por shumë, shumë pak nga përforcimet e gjysmë-sezonit në vitet e fundit, kanë luajtur rol në muajt e fundit të kampionatit për Fergusonin. Edhe Vidici me Evran patën nevojë që të ambientohen, që të dy u inkuadruan si zëvendësime në minutën e 83-të në finalen e Kupës së Ligës në vitin 2006, që të fitojnë trofeun e parë me klubin.


Kështu që nuk ishte surprizë ta dëgjonim Fergusonin duke shprehur mosinteresimin e tij që të përforconte skuadrën gjatë dimrit, në një intervistë të dhënë së fundi për Yahoo.

“Tregu i transferimeve të lojtarëve gjatë janarit nuk ka qenë kurrë tregu më i mirë për transferime dhe kjo është dëshmuar gjatë viteve të fundit, kur rrallëherë ka ndodhur ndonjë transferim i madh. Të gjitha transferet e mëdha ndodhin gjatë verës”, deklaroi Fergie.

Por kjo gjë nuk e ka ndaluar atë që t’i renditë titujt e Ligës Premier. Duke shikuar pas blerjeve të Vidicit dhe Evras, Fergusoni, gjatë këtij afati, kishte paguar vetëm për t’i siguruar shërbimet e Louis Sahas dhe Diego Forlanit. Forma e Sahas ishte e mirë por ekipi i Arsenalit asokohe e fitoi titullin, ndërsa Forlani nuk shënoi gol deri në sezonin e ardhshëm.

United është në maje të tabelës me gjashtë pikë epërsi dhe së fundmi iu është kthyer edhe Vidici pas një lëndimi të gjatë. Por është një ndjenjë që kemi çka të presim prej Cityt, pasi që lojtarët, si Vincent Kompany dhe Yaya Toure, ende nuk janë kthyer në formën e vazhdueshme që shfaqën vitin e kaluar.

Edhe Mancini sikur Fergusoni, nuk ka shprehur dëshirën për të blerë lojtarë gjatë këtij afati kalimtar. E si ta shprehte këtë, kur puna e tij është në rrezik? Pas zhgënjimit të madh të Cityt në Ligën e Kampionëve, asgjë më pak së një titull nuk do ta shpëtonte atë nga shkarkimi. Gjithashtu ekziston edhe rreziku që Sheikh Mansour ta sjellë Guardiolan e lirë në Etihad Stadium.

Dyshimi për të ardhmen e Balotellit është rritur me spekulimet që po e lidhin Cityn me një sulmues të ri. Radamel Falcao shpeshherë është përmendur, teksa për Stephan El Shaarawyn, thuhet se vetëm kanë nisur negociatat. Është raportuar, po ashtu, se drejtori sportiv i Manchester Cityt, Txiki Begiristain, ka udhëtuar në Brazil për ta bindur Neymarin që të nënshkruajë kontratë me ta.

Ankesa për mungesë të kualitetit të lojtarëve në afatin kalimtar të janarit është një gjë, kurse të përjashtosh plotësisht mundësinë e përforcimit në këtë afat është një gjë krejt tjetër. Sidoqoftë, Fergie nuk hezitoi ta bënte një gjë të tillë duke thënë se: “Unë nuk do të sjell asnjë lojtar në janar, definitivisht jo”.

Manchester United është në krye të tabelës, por ata po vazhdojnë të kenë probleme në mbrojtje dhe në mesfushë të cilat nuk po i adresojnë, e që mund t’i japin përparësi Cityt në vitin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori