LAJMI I FUNDIT:

Moti gjatë javës: Vranësira, të reshura, e pak diell!

Moti gjatë javës: Vranësira, të reshura, e pak diell!

Masat e ajrit të cilat kanë burimin nga ana jugperëndimore e kontinentit, nuk do të jenë stabile. Kështu, duke filluar nga dita e parë e javës së ardhshme, vendi do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu të intensitetit të dobët dhe mesatar.

Vlera minimale e temperaturës do të luhatet në mes 8-11 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 17 gradë. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 1-4m/s.

Edhe dita e martë do të shoqërohet me vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Temperatura minimale do të luhatet në mes 9-12, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë deri 17C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme.


Duke filluar nga dita e mërkurë e deri në fund të javës, Kosova do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me presion stabil mbi mesataren, gjë që kjo gjendje e motit do të krijojë kushte që të kemi mot stabil, me pak vranësira dhe me orë të mjaftueshme me diell.

Temperaturat do të jenë në ngritje të lehta. Minimalet do t’i ruajnë vlerat që kanë, kurse maksimalet do të arrijnë deri 22 gradë. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga ana e lindjes dhe juglindjes. /Telegrafi/

Qytetet

Moti sot (06.10.2014)

Parashikimi i motit për nesër (07.10.2014)

Temp. Min. 0C

Temp. Max. 0C

Temp. Min. 0C

Temp. Max. 0C

Prishtinë

9

16

10

16

Pejë

9

15

9

17

Prizren

11

17

12

18

Podujevë

9

16

10

16

Ferizaj

9

15

9

15

Gjilan

8

16

9

15

Gjakovë

10

17

11

17

Mitrovicë

9

16

10

16


Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori