LAJMI I FUNDIT:

Mourinho do t’i thyejë rekordet e Ferguson

Mourinho do t’i thyejë rekordet e Ferguson

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, do ta përfundojë karrierën si më i suksesshmi i të gjitha kohërave.

“Mendoj se kjo është shumë e mundshme. Ai e ka fituar Kupën e Evropës dy herë me dy ekipe të ndryshme. E ka fituar Europa League, tre tituj me Interin…”.

“Ai ka fituar shumë trofe për një të ri dhe është e mundshme që ai ta thyejë rekordin tim”, ka thënë Ferguson para ndeshjes së sotme.


Fergusoni ka dhjetëra trofe në emër të tij me dy klubet që ka drejtuar, Aberdeen dhe Manchester United. Mes shumë titujve ai ka edhe 15 tituj të ligave (12 të Ligës Premier dhe 3 të Premierligës skocee), dy të Ligës së Kampionëve (me United), dy të Kupës së Kupave të UEFA-së dhe dy të Superkupës së Evropës (nga një me United dhe një me Aberdeen).

Në anën tjetër, Mourinho nga titujt më të rëndësishëm i ka shtatë tituj të Ligave (një të La Liga dhe nga dy të Serie A, Ligës Premier dhe Primeira Liga të Portugalisë), dy të Ligës së Kampionëve (me Porton dhe Interin) dhe një UEFA Kupë (me Porton). /Telegrafi/