LAJMI I FUNDIT:

Mourinho i pakënaqur me sulmuesit

Mourinho i pakënaqur me sulmuesit

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i pakënaqur me formën e sulmuesve të tij Gonzalo Higuain dhe Karim Benzema.

Mourinho raportohet se është i zhgënjyer në të dy sulmuesit, të cilët kanë dështuar të impresionojnë që nga pauza dimërore.

Mourinho kishte llogaritur se rikthimi në formë i Higuain do ta inspirojë ringjalljen e Realit, por argjentinasi, si edhe Benzema, ka dështuar të plotësojë pritjet.


Në këtë fazë të sezonit të kaluar dyshja kishin shënuar 34 gola së bashku, ndërsa këtë sezon, ata kanë arritur vetëm 21. /Telegrafi/