LAJMI I FUNDIT:

Mourinho në 48 orët e ardhshme zyrtarizohet tek Unitedi

Mourinho në 48 orët e ardhshme zyrtarizohet tek Unitedi

Jose Mourinho pritet që të nënshkruajë kontratë me Manchester Unitedin brenda 48 orëve.

Burimet i kanë thënë Sky Sports se negociatat mes tij dhe drejtuesve të Unitedit kanë qenë të lehta. Por, edhe pse ende asgjë nuk është zyrtare, mediat e huaja po raportojnë se si do të jetë Unitedi nën Mourinhon.


“Goal.com” shkruan se Mourinho ka përdorur për gjashtë vjet radhazi formacionin 4-2-3-1. Por, sipas këtij mediumi Mourinho duhet ta ndryshojë stilin e lojës nëse dëshiron të arrijë sukses në Old Traford.

Por, për Mourinhon ndryshe mendon ish-portieri i Unitedit, Peter Schmeichel. Ai thotë se Mourinho mund ta shpëtojë Man. Unitedin, nëse do të emërohet menaxher, transmeton TV Arta.

“Në top listën e Mourinhos ka qenë gjithmonë Unitedi, e tash ai e ka këtë mundësi”, ka thënë Schmeichel.

“Sky sports” gjithashtu shkruan se Mourinho është i përgatitur të gjejë një vend për Ryan Giggsin në stafin teknik, por që nuk do të jetë në rolin e asistentit të menaxherit.

“Sky Sport” raporton se Mourinho do ta marrë për asistent Rui Farian.