LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Nuk shkoj pas Guardiolës

Mourinho: Nuk shkoj pas Guardiolës

Menaxheri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka bërë të qartë se ai nuk e ka ndërmend të menaxhojë ndonjë klub në Gjermani.

Trajneri portugez në një intervistë për Rai Sport, insistoi se lëvizja e Guardiolas në Gjermani nuk i intereson atij aspak.

”Nuk dua të bëj asnjë koment për këtë, çdokush i bën zgjidhjet e veta. Ju mendoni se ai me qëllim e zgjodhi një ligë ku unë nuk punoj? Nuk e di. Çka është e sigurt, është se unë nuk do të punoj kurrë në Gjermani”.


”Nuk kam çfarë të them më shumë për këtë, për mua është njëjtë”, ka thënë Mourinho./Telegrafi/