LAJMI I FUNDIT:

MPB kërkon “rrugë ligjore” të mos e paguajë gjobën pesë-milionëshe

MPB kërkon “rrugë ligjore” të mos e paguajë gjobën pesë-milionëshe

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka deklaruar se dikasteri që ai drejton do të bëjë të gjitha përpjekjet ligjore që t’i shmanget pagesës së gjobës së shqiptuar nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris.

“Jemi duke bërë të gjitha veprimet dhe do të përdorim çdo mekanizëm ligjor, që të mbrojmë vetveten”, deklaroi Hyseni në televizionin Tribuna Channel.


Por, që ky vendim i Arbitrazhit në hyjë në fuqi dhe MPB-ja të paguajë gjobën për ndërprerje të parregullt të kontratës me kompaninë austriake OeSD për prodhimin pasaportave, ai duhet të dërgohet për fuqizim në gjykatën kosovare.

Sidoqoftë, Hyseni tha se kompania e angazhuar nga MPB-ja do të angazhohet maksimalisht që të shmanget dhe të gjendet një rrugë ligjore që kjo pagesë të mos bëhet.

Nga ana tjetër, analistë të ndryshëm kanë deklaruar se Qeveria e Kosovës së shpejti do të përballet edhe me dy procese të tjera lidhur me PTK-në ku, nëse i humb rastet, do të duhet të paguajë edhe shumë miliona të tjerë.