LAJMI I FUNDIT:

MPB, PK dhe EULEX, të raportojnë për incidentet

MPB, PK dhe EULEX, të raportojnë për incidentet

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës dhe EULEX, një raport të detajuar lidhur me incidentet e fundit si dhe një vlerësim për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.

Anëtarët e këtij komisioni në takimin e radhës u pajtuan që këtë kërkesë ta dorëzojnë në MPB dhe se në njërën nga takimet e ardhshme të raportohet dhe të jepen informata, për rastet e dëmtimit të varrezave, suspendimin e policëve në rastin e Vulinit si dhe për sulmet e fundit në veri të vendit, raporton KosovaPress.

Mirëpo, anëtarët e këtij komisioni kërkuan dhe nga EULEX-i, që të raportojë mbi gjendjen e sigurisë në veri.

Fatmir Xhelili, anëtar i Komisionit nga radhët e PDK-së, kërkoi dhe nga EULEX, të raportojë para këtij komisioni, për situatën në veri dhe për masat shtesë, pasi që ky mision sipas tij, është përgjegjës për sigurinë në këtë pjesë të Kosovës.

Ai po ashtu tha se një gjë e tillë duhet të bëhet, pasi që parashihen dhe incidente tjera, si rezultat i bisedimeve Kosovës- Serbi.

Ndërsa Ahmet Isufi, kryesues i këtij komisioni tha se po kërkojnë nga MPB dhe Policia e Kosovës t’i informojë për incidentet e fundit, pasi që sulmet e fundit në veri të Mitrovicës, tregojnë për një gjendje jo stabile, në funksionimin e shtetit

“Dy tri ditët e fundit kemi sulme në veri të Mitrovicës, që tregon për një gjendje jo stabile në kuptimit të funksionimit si shtet, që po ndodhin raste të tilla. Pa paragjykuar asgjë nga të gjitha veprimet, për të cilat po flas, kërkoj nga ju nëse mendoni se duhet një informatë konkrete lidhur me këto ngjarje. Ta kërkojmë nga MPB dhe nga Policia e Kosovës, nga inspektorati policor të kemi një material, mbi të cilin do të bazohemi”, tha ai.

Edhe Anton Çuni, anëtar i komisionit nga radhët e LDK-së tha se pas paralajmërimit të temave të nxehta, të cilat pritet të jenë në agjendë të bisedimeve Kosovë Serbi, duhet që institucionet në fjalë të raportojnë, për gjendjen e sigurisë në vend dhe për përgatitjet e tyre për menaxhimin e situatave, në rast të reagimeve të ndryshme, të cilat mund të paraqiten në terren.

“Para se gjithash unë kisha kërkuar, pasi që është paralajmëruar edhe nga Brukseli, pasi që shumë shpejtë në agjendë do të ketë dhe tema të nxehta, me siguri do të ketë dhe reagime në terren, me motivime të ndryshme etnike, ideologjike, kriminale e tjera. Ne kërkojmë nga MPB dhe policia, informata lidhur me vlerësimin e përgjithshëm të sigurisë dhe përgatitjet e tyre për menaxhimin e situatave, të cilat parashikohen se mund ta destabilizojnë vendin”, tha ai.

Ndryshe, Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas shqyrtimit të raportit përfundimtar për Projektligjin nr. 04/L-160 për Agjencinë e Regjistrimit Civil, u pajtua që ky projektligj të shkojë në Kuvend për miratim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori