LAJMI I FUNDIT:

MPJ-bullgare: Të hetohen dhe pengohen aktet e turpshme si ai i thyerjes së pllakës përkujtimore në Kajmakçallan

MPJ-bullgare: Të hetohen dhe pengohen aktet e turpshme si ai i thyerjes së pllakës përkujtimore në Kajmakçallan

Pas reagimit të dy deputetëve bullgar për thyerjen e pllakës përkujtimore të ushtarëve bullgar të rënë në Luftën e Parë Botërore në malin Kajmakçallan, ka reagur edhe Ministria e jashtme e Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Simas MPJ-së bullgare, shteti bullgar me vite kontribuon në tentimet për përkujtimin e përbashkët të ndodhive të këtilla, duke respektuar ashtu siç duhet varet e ushrëve, si një praktikë botërore për respektimin e historisë dhe të kaluarës në konflikte ushtarake.


Më tej, në reagim thuhet se edhe pse Maqedonia ka marrë përsipër që t’i shqyrtojnë nismat e këtilla, përsëri vazhdon vandalizmi që është një akt i turpshëm dhe i pasqarueshëm për vlerat e përgjithshme njerëzore, siç janë respekti për të vdekurit dhe të rënët.

Milenko Nedellkovski shkakton reagime të ashpra në Bullgari
Lexo po ashtu Milenko Nedellkovski shkakton reagime të ashpra në Bullgari

MPJ-ja bullgare i bën thirrje Maqedonisë që t’i hetojë dhe pengojë aktet, siç thonë, të këtilla të turpshme, të cilat jo vetëm që janë të izoluara, por edhe ndikojnë në bisedimet e dy vendeve në drejtim të nënshkrimit të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë.

Njiherit, MPJ-bullgare bën të ditur se do të ndërmerr masa për rinovimin e pllakës përkujtimore, duke bërë të ditur se personave që e kanë kryer aktin vandal, do t’u ndalohet hyrja në Bullgari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori