LAJMI I FUNDIT:

MPJ premton se në gusht do të nisin lehtësimet rreth vulës apostile (Video)

MPJ premton se në gusht do të nisin lehtësimet rreth vulës apostile (Video)

Pavarësisht se çfarë dite, kohe apo sezoni është, radhë të gjata do të hasesh në qendrat që vulosin dokumentet civile dhe publike me vulë apostile.

Ky proces, përveç kohës, u ka kushtuar edhe me para të humbur qytetarëve, të cilët për një dokument të tillë për ta bërë valid në shtetit ku jetojnë u është dashur të ja japin përafërsisht 3 vula të tilla.


Por gjërat pritet të ndryshohen në momentin kur Ligji për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja, i miratuar nga Kuvendi, të marrë dekretimin nga presidenti i vendit.

Dhe me këtë tentohet që legalizimi i dokumenteve të zëvendësohet me një proces mjaft të shkurtër dhe të thjeshtë, ku dokumentet publike do të marrin vetëm vulën apostile nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ato nuk ka nevojë të procedohen në institucionet tjera si për shembull në ambasada apo konsullata të shtetit pranues.

Ngjashëm do të jetë edhe për të gjitha dokumentet e gjendjes civile, të cilat do të marrin vulën verifikuese vetëm nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministria e Punëve të Jashtme është në përgatitje e sipër të çështjeve teknike për të filluar zbatimin e këtij ligji dhe brenda muajve të ardhshëm do të fillojë dhënia e certifikatës së apostiles.

Procesi i legalizimit do të ketë edhe zbritje të taksës, i cili aktualisht arrin shumën rreth 100 euro, ndërsa në të ardhmen do të jetë një shumë simbolike prej 10 euro.

Institucionet kompetente për lëshimin e Vulës Apostile janë: Ministria e Punëve të Jashtme, respektivisht Departamenti për Çështje Konsullore dhe Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e Regjistrimit Civil vetëm për dokumentet e Gjendjes Civile, kurse MPJ-ja, për të gjitha dokumentet tjera publike.

Pra të gjitha dokumentet që kanë vulën apostile do të njihen në të gjitha shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori