LAJMI I FUNDIT:

MPMS, Emiratet Arabe e “Bereqeti” shpërndajnë ushqim për familjet në nevojë në Obiliq

MPMS, Emiratet Arabe e “Bereqeti” shpërndajnë ushqim për familjet në nevojë në Obiliq

Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rahmani, në shoqërim edhe të ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe, përfaqësues të organizatës “Bereqeti” dhe zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale të Obiliqit, kanë shpërndarë 200 pako ushqimore për familje në nevojë të kësaj komune.

Siç njofton komunikata, me këtë rast, zëvendësministri Rahmani, në emër të MPMS-së, ka falënderuar ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për kontributin dhe ndihmën e ofruar nga ky vend për Kosovën dhe popullin e saj si në të kaluarën po ashtu edhe tash.


“Ne jemi gjithmonë falënderues ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe që kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë popullin e Kosovës dhe besoj se edhe në të ardhmen kjo ndihmë dhe përkrahje ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk do të mungojë”, citohet të ketë thënë Rahmani.

Në shpërndarjen e pakove mori pjesë edhe ambasadori jorezident i Emirateve të Bashkuara Arabe, Ibrahim Al Alawi.

Pako të ngjashme ushqimore janë shpërndarë edhe në disa qendra tjera komunale për punë sociale.

Nga 200 pako ushqimore janë shpërndarë në këto komuna: Gjilan, Mitrovicë, Skenderaj dhe Drenas.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori