LAJMI I FUNDIT:

Mposhtet Milani

Mposhtet Milani

Përkundër deklaratave për të nxjerrë rezultat pozitiv kundër Zenit St. Petersburgut, futbollistët e Milanit kanë dështuar ta bëjnë këtë.

Rossonerët janë mposhtur në San Siro me rezultat 0-1.

Danny shënoi golin e vetëm në takim (35′), për t’ia siguruar skuadrës ruse kualifikimin në Europa League.

Në takimin tjetër të Grupit C, Malaga dhe Anderlechti kanë barazuar me rezultat 2-2.

Malaga është në krye të grupit me 12 pikë, Milani ka tetë në vend të dytë, ndërsa Zenit St. Petersburgu me shtatë pikë kualifikohet në Europa League. /Telegrafi/