LAJMI I FUNDIT:

MSA-ja, 5 milionë euro më pak inkasim në Dogana

MSA-ja, 5 milionë euro më pak inkasim në Dogana

Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) ka bërë që doganat të inkasojnë 5 milionë euro më pak të hyra.

Këto humbje sipas drejtorit të përgjithshëm të Doganave Lulzim Rafuna nuk kanë ndikuar në të hyrat e përgjithshme.


Sipas tij, deri tash Doganat kanë realizuar 18 për qind më shumë të hyra se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak duke tejkaluar projeksionet buxhetore për 8 për qind.

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka shqetësim për këto humbje dhe se nuk do të ketë ndryshime në politika fiskale.

Këto u bënë të ditura sot në konferencën e organizuar nga Doganat ku janë prezantuar të dhënat mbi implementimin e MSA-së./Telegrafi/