LAJMI I FUNDIT:

MSA-ja nuk sjell rezultate të menjëhershme (Video)

MSA-ja nuk sjell rezultate të menjëhershme (Video)

Me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) është paraparë lirimi nga taksat doganore i produkteve me origjinë nga Bashkimi Evropian. Kjo është konsideruar si humbje e buxhetit të Kosovës, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e buxhetit sigurohet nga të hyrat e doganës.

Bernard Nikaj, negociatori kryesor i Qeverisë së Kosovës për pjesën tregtare të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE, thotë se humbjet e buxhetit të Kosovës do të mbulohen me të hyrat e arkëtuarat që mbledhim nga akcizat, TVSh-ja, duke shtuar se me marrëveshje janë larguar vetëm tarifa dhe jo ngarkesat tjera tregtare.


Ndërsa, eksperti i çështjeve ekonomike, Muhamet Sadiku, thotë se Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit është sfidë afatgjate e ekonomisë, duke shtuar se ekonomia vendore nuk mund të përfitojë menjëherë nga hapja e tregjeve të jashtme.

Të njëjtën gjë e potencoi edhe njohësi çështjeve biznesore, Mustafë Kadrijaj, duke thënë se MSA-ja nuk mund të sjellë rezultate të menjëhershme. /Tribuna Channel/