LAJMI I FUNDIT:

Muhamad Ali mund të vdesë “nga çasti në çast”

Muhamad Ali mund të vdesë “nga çasti në çast”

Vëllai i Muhamad Ali ka thënë se legjenda e boksit është në prag të vdekjes dhe ditët e tij të fundit janë duke u përshkuar me një grindje të hidhur familjare, të ushqyer nga gruaja e tij.

Ish-kampioni botëror tani është 71-vjeçar dhe i sëmurë nga sëmundja e Parkinsonit, ndërsa vëllai i tij Rrahman, frikësohet se ditët e tij tashmë janë të numëruara, raporton Zëri.

Megjithatë, Rrahmani i cili jeton në kushte të mjerueshme ka thënë se sëmundja e ish- kampionit nuk është faktori më shkatërrues që po ia copëton zemrën e Aliut. Ai e ka fajësuar gruan e legjendës, Lonnie, me të cilën kampioni është i martuar prej 26 vjetësh, e cila po e ndan familjen në dysh, duke thënë se Aliu do të çmendej po të dinte se çfarë po ndodh.


“Gjëja më e keqe që i ka ndodhur nuk është sëmundja, por gruaja e tij. Vëllai im nuk mund të flasë, nuk më njeh mua. Ai është shumë i sëmurë”, ka thënë Rrahmani.

“Mund të jenë muaj, mund të jenë ditë. Nuk e di nëse do të përjetojë verën. Ai është në duar të Zotit. Shpresojmë që do të vdesë i qetë”.

“Ai para pak kohësh më kapi për dore dhe më tha: ‘Rah, kam arritur gjithçka që kam dashur ndonjëherë. Mos qaj për mua se nuk kam dhimbje’. Është më mirë që ai të vdesë tani. Sa më gjatë të jetojë më shumë do të vuajë”, tha vëllai 69-vjeçar, i cili së fundi e kishte parë vëllanë e tij në një ceremoni në Londër, në qershor të vitit të kaluar. Që atëherë gruaja e tij Lonnie nuk e lejon më ta takojë.

“Ne të gjithë jemi përzënë nga jeta e tij. Aliun e shoh vetëm në ndonjë ngjarje publike. Ajo dhe familja e saj po e shfrytëzojnë atë. Është shumë e dhimbshme. Nuk mund të bëj asgjë. Na kanë bllokuar të gjithëve. Para se të sëmuret Ali më tha: ‘Rrahman, e kam ndarë një pjesë të parave për ty, pasi të vdes ti do t’i marrësh ato’. Mirëpo gruaja e tij e ka ndaluar këtë gjë”.

“Nëse ai do ta dinte se ku jam duke jetuar tani, ai do të çmendej. Ai do ta divorconte atë. Nëse do ta shihte se çfarë ka ndodhur me fëmijët e tij do të bëhej shumë nervoz”, ka rrëfyer Rrahmani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori