LAJMI I FUNDIT:

Muhammad Ali: Pesë gjërat që nuk i keni ditur për legjendën e boksit

Muhammad Ali: Pesë gjërat që nuk i keni ditur për legjendën e boksit

Shumë pak gjëra janë shkuar për Muhammad Alië sa ishte gjallë.

Një legjendë boksi që shkoi përtej sportit të tij.  Tre herë kampioni i botës është një nga sportistët që nuk do të harrohet për aq vite sa njerëzimi të egziston.


Por, disa gjëra mbeten ende të pazbuluar për Alin, por biografi dhe miku i tij Davis Miller i zbuloi disa për CNN. Ndërsa më poshtë keni pesë më interesantet.

1 – Ai e ka ndryshuar emrin më shumë se një herë

GettyImages-479933880-E

Njeriu, miti, legjenda…emri. Dihet që Cassius Clay vendosi të ndryshojë emrin e tij në Muhamed Ali pas konvertimit të tij në mysliman, por shumë pak dinë për planet e tij për një tjetër emër. Në fillim ai mori emrin Cassius X, në nder të Malcolm X, por ishte lideri politik Elijah Muhammad që i dha përfundimisht emrin Muhamed Ali.

2 – Ai ishte sufist (sufizmi: një dimension mistik i brendshëm i islamit)

140131092054-20-religious-athletes-horizontal-large-gallery

Është e dokumentuar mirë se më 28 prill 1967, Ali refuzoi të hynte në Ushtrinë Amerikane. Ali, si mysliman që ishte, citonte arsye fetare për vendimin e tij për të hequr dorë nga shërbimi ushtarak.

Më parë, ai ishte i përfshirë në qëllime militante të Kombit të Islamit, por më vonë ai kaloi në një sekt më mistik islam. Në vitin 2005 ai njoftoi se ishte Sufi, duke thënë se nga të gjitha sektet e islamit ai e ndjente veten më afër me sufizmin.

Sufizmi është ndoshta sekti më paqësor i çdo minoriteti fetar. Sipas tyre nëse dëmton një person dëmton gjithë njerëzimin.

3 – Atij iu desh të luftonte i lënduar gjatë rikthimit të tij të madh

7587_original

Alisë iu desh të largohej me detyrim për 3 vjet e 7 muaj nga vendi pas refuzimit të hyrjes në forcat e armatosura. Ai u rikthye për t’u ndeshur me kundërshtarin numër 1, Jerry Quarry.

Ai do të shkonte për të bërë një rikthim të suksesshëm në ring, duke e hedhur nokaut që në raundin e tretë. Por ndeshja edhe mund të anullohej, pasi Ali kishte frakturë në një nga brinjët e tij.

Pra luftoi i dëmtuar.

4 – Sëmundja e Parkinsonit i ka mësuar atij mënyra të reja për të komunikuar

210497

Arti i gjesteve është mjaft i rëndësishëm për të, thotë Miller për Ali që u diagnostikua me Parkinson në vitin 1982 në moshën 42-vjeçare. Ai komunikon me duart, gishtat, mimikën e fytyrës si dhe sytë e tij.

5 – Një magjistar amator

DC: 2004 Kahlil Gibran Awards

“Noton si flutur e djeg si bletë, duart e tij nuk godasin dot gjërat që nuk ja shohin sytë,” është një nga tekstet e tij muzikore, pas të cilës ishte shumë i apasionuar.

Ali gjithashtu bënte disa truke të vogla, numra shpejtësie. Ai i surprizonte vizitorët si prestigjator amator që ishte. Arrinte të zhdukte shallin e kuq në dorë, ose një monedhë të vogël. / Tirana Observer/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori