LAJMI I FUNDIT:

Muhamet Mjeku del me libër breznish

Muhamet Mjeku del me libër breznish

Publicisti i njohur Muhamet Mjeku ka dal me librin e radhës, “Binak Alia dhe brezat pas tij”, i cili i kushtohet tribunit të kohës Binak Alia, si dhe gjenealogjisë së familjes së madhe atdhetare Alia, por dhe brezave pas tij.

Binak Alia u lind në Frang të Bujanit më 1805, kurse u shua më 1895. Ai, u rrit në një familje të madhe atdhetare të Krasniqes, në Malësinë e Gjakovës, ku qysh si i ri u shqua për besnikëri, trimëri, atdhedashuri dhe virtyte të tjera, prandaj me meritë, përherë ishte në ballë të oxhakut.

Binak Alia shquhej për tjerrje të mendimit dhe për mençuri të hollë, prandaj konsiderohet pleqnari i parë. Ai, shquhej për burrëri, njerëzi, humanizëm dhe optimizëm të pashoq.

Binak Alia ka patur katër djem. Ishte interpretues i denjë i Kanunit të Lekë Dukagjinit, duke u bërë i besueshëm dhe i njohur në Malësinë e Gjakovës, në Kosovë dhe në pjesët e tjera të Shqipërisë së mesme për pajtimin e gjaqeve, konflikteve dhe ngatërresave ndërmjet familjeve dhe fiseve, ku dëshpërimin e kthente në besim dhe shpresë.

Udhëhoqi shumë beteja kundër pushtimit osman, pastaj ishte në krye të Kuvendit të Junikut, ku bëri apel për pajtimin e shqiptarëve, para kryengritjeve të mëdha çlirimtare. Kësisoj, kulla e tij u bë log paqeje dhe lirie.

Ishte edhe pjesëmarrës i Lidhjes së Prizrenit dhe i Kuvendit të Junikut. Atë e shquante edhe dashuria ndaj familjes dhe edukimit atdhetar të saj.

Në libër flitet edhe për brezat pas tij, duke filluar nga Shaba Binaku, Mic Sokoli e deri tek Musli Mulosmanaj, trashëgimtari më i vjetër aktual i familjes Alia.

Autori i librit, Muhamet Mjeku, me pedanteri, përkushtim dhe seriozitet e profesionalizëm ka pasqyruar dhe ndriçuar tiparet e familjes Alia, duke ofruar material të bollshëm dhe të dobishëm për gjeneratat që vijnë.

Mjeku ka hedh dritë mbi një familje të madhe tradicionale dhe atdhetare. /Telegrafi/

Sh.F.

14470798_1197828860281879_1860178973_n