LAJMI I FUNDIT:

Muja: Demarkacioni nuk kalon as më 1 shtator (Video)

Muja: Demarkacioni nuk kalon as më 1 shtator (Video)

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja ka komentuar caktimin e datës 1 shtator për mbajtjen e seancës për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Caktimi i seancës për një shtator tregon se deputetët nuk kanë qenë të vendosur dhe të sigurt për ta votuar këtë marrëveshje të ratifikimit të demarkacionit”, ka thënë Muja në emisionin “Rrokum Roll” të TV Rrokum.

Madje deputeti Muja ka dyshime nëse kjo marrëveshje aktuale mundet të votohet edhe me një shtator.

Malazezët pranë kufirit i frikësohen demarkacionit me Kosovën
Lexo po ashtu Malazezët pranë kufirit i frikësohen demarkacionit me Kosovën

I pyetur se si e komenton deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa kur ai tha se “deputetët kanë nevojë për kontroll për probleme psikike”, Muja deklaroi se Mustafës i uron pensionim të këndshëm sepse sipas tij “kjo është më e mira”.

“Unë i uroj pesion të këndshëm sepse e ardhmja e tij është në pesion, ndryshe nga e ardhmja ime dhe e të tjerëve”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së ka thënë se nëse kalon demarkacioni në Kuvend, nuk mundet që më pas kjo marrëveshje të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar.

Shihet i pashpresë konsensusi pushtet - opozitë për Demarkacionin
Lexo po ashtu Shihet i pashpresë konsensusi pushtet - opozitë për Demarkacionin

Muja ka komentuar edhe zërat që thonë se demarkacioni mbështetet edhe te Marrëveshja e Kumanovës.

“Marrëveshja e Kumanovës nuk ka bërë përcaktim të vijës kufitare por këto janë lojëra sepse vija kufitare mundet që të ndryshojë veç në forma tjera të luftës por që ne nuk jemi të interesuar për këtë, por që duhet të kërkohet nga Mali i Zi që të ndryshojë disa nene të kësaj marrëveshjeje dhe nuk ka nevojë që të bëj provokime, përderisa ne nuk arrijmë një konsensus”, ka theksuar Muja.

“Unë nuk i quaj tradhtarë anëtarët e Komisionit Shtetëror, sikurse i quan opozita, sepse këta kanë gabuar, dhe në shkencë mund të gabosh”, ka thënë tutje ai.

Deputeti Muja ka thënë se më 1 shtator demarkacioni nuk do të kaloj dhe këtë bindje të tij nuk ka forcë që mund ta ndryshojë.

Ai ka thënë për Lëvizjen Vetëvendosje se nuk duhet që me anë të veprimeve të saja të shkaktojë inate tek deputetët, të cilët mund të ndryshojnë mendimin e tyre për demarkacionit, pikërisht për shkak të inatave.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori