LAJMI I FUNDIT:

A mund ta përballoni rutinën ushtrimore të Usain Boltit?

A mund ta përballoni rutinën ushtrimore të Usain Boltit?

Usain Bolt është njeriu më i shpejt në botë dhe mban rekordet për 100 metra vrapim (9.85 sekonda) dhe 200 metra vrapim (19.19 sekonda).

Por, Bolt beson se çdo njeri mund ta arrijë këtë dhe ushtrimet nuk i mban të fshehta.


“Nuk ka sekrete këtu. Thjesht duhet të zhvilloni forcë, fuqi, shpejtësi dhe teknikë”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Për t’u bërë të shpejt si Usain Bolt, më poshtë e keni listën me ushtrimet e Vetëtimës Bolt, të cilat përmbajnë pesë ushtrime në dy faza të ndara. Koha për të djegur pak kalori!

Faza e parë – ELEKTRIZIMI I SPRINTIT

“Këto tri ushtrime do t’ua mundësojnë muskujve të arrijnë maksimumin e forcës në periudhën më të shkurtë kohore për të përmirësuar fuqinë bombarduese dhe për ta mbushur sprintin me ‘turbo’. Unë i performoj këto një herë në javë gjatë dimrit për të zhvilluar fuqi dhe për të rritur fuqinë bombarduese”, thotë Bold.

Kërcim i gjatë nga vendi: Seta: 5 / Përsëritje: 20 / Pushim: 60 sekonda

Kërcimi nga kutia: Seta: 4 / Përsëritje: 8 / Pushim: 60 sekonda

Kërcimi “Spaceman”: Seta: 3 / Përsëritje: 10 / Pushim: 60 sekonda

Faza e dytë – ZGJATNI HAPIN

“Fleksibiliteti ndihmon me zgjatjen e hapit, njëjtë sikurse që stabiliteti i barkut mundëson mbajtjen e ijëve në pozitë të mirë. Zakonisht, kur ijët bien, hapat bëhen më të vogël”, tregon Bolt, transmeton Telegrafi.

Këto dy ushtrime i targetojnë fleksorët e ijëve, gjë që i bën gjunjët më të shpejt dhe hapat më të gjatë. Një studim nga Journal of Strength and Conditioning Research ka dëshmuar se vrapuesit e shpejt ishin 9 për qind më të shpejt pas një programi ushtrimor tetë-javor me ushtrime për fleksionin e ijëve. Me këto ushtrime, më asnjëherë nuk do t’ju ikë autobusi!

“Step Up” me ngritje gjuri: Seta: 3 / Përsëritje: 10 / Pushim: 60 sekonda

“Hanging leg raises”: Seta: 3 / Përsëritje: 10 / Pushim: 60 sekonda

/Telegrafi/