LAJMI I FUNDIT:

A mund të vdisni nga humbja e dashurisë?

A mund të vdisni nga humbja e dashurisë?

Të gjithë kemi dëgjuar të paktën një herë në jetë për një histori ku çiftet e moshuara kanë vdekur pothuajse në të njejtën kohë, në dallim me pak orë larg njëri tjetrit

Edhe më shpesh kemi dëgjuar të thuhet se ata kanë vdekur nga zemra e thyer.

Kjo është një shprehje e shumë përdorur por duket se kjo është diçka e vërtetë bazuar në një studim nëntë vjeçar të çifteve që janë kohë të gjatë bashkë dhe studimit të fenomenit të njohur si “sindroma e zemrës së thyer”.

Nicholas A.Christakis nga Harvard dhe Felix Elwert nga Universiteti i Wisconsin kanë analizuar të dhëna gjatë nëntë viteve nga 373.189 çifte të moshuara dhe që janë kohë të gjatë bashkë.

Studimi është realizuar në Amerikë dhe është fokusuar në pjesën kur njëri nga partnerët ka ndërruar jetë dhe më e rëndësishmja pse ka ndërruar jetë.

Sipas këtij studimi shansa që brenda 3 muajsh që vdekja e njërit partner të pasohet nga vdekja e partnerit tjetër është rritur dukshëm.

Disa kanë thënë se kjo ndodh për shkak të moshës së shtyer të çiftit ndërsa të tjerë thonë se ka një shpjegim mjekësor për këtë.

Mature woman looking anxious

Në studimin e Rollin McCarty që është udhëheqës i Insititutit HeartMath në Kalifornia ka treguar se si çiftet janë të lidhura mes vete derisa ka analizuar se çfarë ka ndodhur me rrahjet e zemrës së çifteve derisa ata kanë fjetur së bashku.

Monitorët kanë treguar se çiftet që flenë afër njëri tjetrit, ritmi i rrahjeve të zemrës sinkronizohen.

Kur EKG-të e tyre u krahasuan ato ishin virtualisht identike.

“Kur njerëzit janë në lidhje për 20,30, 40, 50 vite ata krijojnë një rezonancë energjetike me njëri tjetrin”.

Sindromi i “zemrës së thyer” në bazë të këtij studimi është përfunduar të jetë një gjendje mjekësore.

“Tash e dimë se zemra dhe truri bashkë mund të shkaktojnë që njerëzit të vdesin pas thyerjes së zemrës pas një ngjarje stresuese. Faktori më i madh në këtë gjendje është edhe faktori i lidhjes së adrenalinës me hormonet që përgjigjet ndaj stresit” ka thënë Angela Kucia nga Universiteti i Australisë Jugore.

“Trupi juaj prodhon më shumë adrenalinë që në masë të madhe është helmuese për zemrën”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Sa herë në javë duhet të bëni seks për të qenë të lumtur?

Intimitet dhe Pasion
Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

Produkti i juaj i përditshëm që e merrni kudo me vete mund të jetë më i ndotur se tualeti

A e dini se...
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori