LAJMI I FUNDIT:

Mundësi eksporti për bizneset e Mitrovicës

Mundësi eksporti për bizneset e Mitrovicës

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e komunës së Mitrovicës të premten realizoi takim më bizneset më të suksesshme të komunës sonë dhe Odes Ekonomike Afrikane.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit në mes të kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare, me qëllim të rritjes së fuqisë së bizneseve prodhuese të vendit.


Pjesë e këtij takimi ishte edhe biznesmeni njohur gjerman Horst Krause i cili falë bashkëpunimit me Oden Ekonomike Afrikane kishte vizituar një numër të madh të bizneseve mitrovicase për të shikuar nga afër kapacitetet dhe kualitetin e prodhimeve vendore.

Kryetari Bahtiri i cili ishte pjesë e këtij takimi ka vlerësuar lartë vizitën e biznesmenit gjerman për prodhuesit vendor. ” Ne si komunë po vazhdojnë të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për mbështetjen e prodhuesve vendor dhe bashkëpunimi i mirë duhet të rritet edhe më shumë, në mënyrë që prodhimet vendore të jenë të eksportuara gjithandej, është një mundësi e mirë për të gjitha bizneset që ti plasojnë produktet jashtë vendit duke krijuar ura të bashkëpunimit me kompanitë e mëdha botërore” ka thënë kryetari Bahtiri.

Edhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Nauf Aliu, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim, duke përmendur atë se bizneset vendore kanë nevojë për mbështetje dhe promovim.

Biznesmeni Horst Krause u shpreh tejet i kënaqur me kualitetin e prodhimeve të kompanive nga Mitrovica dhe me të drejt u shpreh që ato do të jenë edhe konkurruese në tregun Europian.” Falë bashkëpunimit me Oden Ekonomike Afrikane patëm mundësin për të takuar kompanitë të cilat prodhojnë produkte të kualitetit të lartë dhe do të dërgohen për tregun gjerman”shtoi biznesmeni Krause.

Në fund biznesment e pranishëm shtruan pyetje për shkëmbim eksperiencash dhe mundësi bashkëpunimi. /Telegrafi/