LAJMI I FUNDIT:

Muriqi bëhet me skuadër të re

Muriqi bëhet me skuadër të re

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi pritet të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Prizrenasi ka shkëlqyer këtë edicion në Ligën e Parë të Turqisë me skuadrën gjelbër e bardh Giresunspor.


Por forma e mirë e tij ka bërë që për të të interesohen shumë skuadra të njohura turke.

Më së afërmi duket se është Genclerbirgligi e cila ka bërë gati edhe një ofertë në drejtim të Giresunsporit për Muriqin.

Genclerbirligi, ka ofruar 500 mijë euro për Muriqin si dhe një lojtar Giresunit për Muriqin, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme pritet të merret vendimit për prizrenasin. /Telegrafi/