LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: 1 tetori 1997, dëshmi e vendosmërisë për liri

Mustafa: 1 tetori 1997, dëshmi e vendosmërisë për liri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar protestën e organizuar nga studentët e Kosovës – më 1 Tetor 1997.

Ai ka thënë se kjo protestë dëshmoi në esencë vendosmërinë e paepur të popullit të Kosovës për Liri, Pavarësi dhe Demokraci.


“Protesta e 1 tetorit 1997, është një prej ngjarjeve shumë të rëndësishme në historinë e rezistencës së popullit të Kosovës ndaj regjimit të Millosheviqit”, ka thënë ai. “Studentët, profesorët dhe qytetarët e Kosovës nuk i ndali as dhuna e shfrenuar e regjimit kriminal për të demonstruar aspiratat e tyre dhe për t’i realizuar ato, më pas. Sot, Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur, falë sakrificës dhe përkushtimit të të gjitha shtresave të shoqërisë kosovare, rezistencës paqësore dhe luftës çlirimtare, me përkrahje të pazëvendësueshme të SHBA-ve dhe vendeve tjera demokratike evropiane dhe më gjerë”. /Telegrafi/