Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime pas sulmit terrorist në Stamboll, i cili la të vdekur dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.
Telegram ngushëllimi, kryeministri Mustafa i ka dërguar edhe kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim.
Në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:
“Jemi thellësisht të trishtuar nga sulmi terrorist që goditi Stambollin, duke lënë të vdekur dhjetëra njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.
Qytetarët e Kosovës e përjetojnë rëndë çdo akt të tillë vdekjeprurës, i cili ka për synim të vrasë njerëz të pafajshëm, të fus ndjenjën e frikës dhe të terrorit te njerëzit e vullnetit të mirë.
Por, detyra jonë e përbashkët, e të gjithë popujve dhe shteteve demokratike, është që përkundër ngjarjeve të tilla që na prekin thellë, të mos lejojmë që terroristët të realizojnë synimet e tyre.
Vlerat demokratike dhe civilizimi njerëzor do të triumfojnë mbi të keqen globale.
Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe Qeverisë turke për humbjet e pakompensueshme.
Republika e Kosovës është e përkushtuar në kuadër të angazhimeve të botës demokratike, të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizimit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE