Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa, falënderoi Italinë për përkrahjen që po jep në vazhdimësi për Kosovën, duke veçuar mbështetjen në proceset eurointegruese dhe zhvillimin ekonomik.
Kryeministri Isa Mustafa shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Italinë, me theks të posaçëm në ekonomi dhe në krijimin e mundësive për tërheqjen e më shumë investimeve italiane në Kosovë.
“Qeveria e Kosovës është e përqendruar në zhvillimin ekonomik, avancimin e proceseve eurointegruese dhe reformat e shumanshme që lidhen me zhvillimin e shtetit”, tha kryeministri Mustafa, duke e njoftuar ambasadorin italian edhe për zhvillimet tjera të rëndësishme në Kosovë.
Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, vlerësoi progresin në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e mëtejme të Italisë.
Ambasadori Sardi, po ashtu, theksoi përkushtimin e Italisë për bashkëpunim bilateral me Kosovën.
Gjatë takimit u bisedua edhe për organizimin e samitit të radhës të Western Balkans 6, që vitin e ardhshëm mbahet në Itali./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë