LAJMI I FUNDIT:

Mustafa, kryeministër i jugut të Kosovës! (Video)

Mustafa, kryeministër i jugut të Kosovës! (Video)

Vazhdimisht pyetet se kur do të realizojë një vizitë në ndonjërën nga komunat e veriut. E, kryeministri Mustafa, vazhdimisht është përgjigjur se do ta realizojë një të tillë, por pa dhënë ndonjë herë një datë, raporton KTV.

Gjatë një vizite në Komunën e Kamenicës, në muajin prill, Mustafa kishte përmendur se një vizitë të tillë synon ta bëjë muajin e ardhshëm, në maj, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Vetëm tentativë kishte mbetur synimi i një ministrit, atij të Financave, Avdullah Hoti, për të qëndruar në pikën kufitare në Jarinjë.

Atij, më 18 nëntor të vitit të kaluar iu ishte pamundësuar kalimi përmes Zveçanit nga një grup personash, që u tha se protestonin.

Pengesa të tilla thotë të mos ketë pasur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, që ka qëndruar në veri 3 herë në katër muajt e fundit, me angazhime zyrtare.

Vizitë në veri nga ky kabinet qeveritar kanë realizuar ministri Arban Abrashi dhe zëvendësministrat, Nehat Mustafa e Bajram Gecaj.

Megjithatë, sipas Glauk Konjfucës, institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të treguar se ato tri komuna janë pjesë e Republikës së Kosovës.

KTV-ja ka kërkuar një përgjigje nga zyra për informim e kryeministrisë lidhur me vizitën e mundshme dhe arsyet se pse nuk bëhet një gjë e tillë, por nuk ka marrë përgjigje.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori