0Shares

Nëse zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli nuk i pëlqen Prishtina, ai mund të shkojë e të jetojë në një qytet tjetër”. Këtë porosi ia ka dhënë atij kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili është kundërpërgjigjur në deklaratat e Pacollit se Prishtina është e shëmtuar.

Derisa pak ditë më parë ishte treguar i ashpër me qeverisjen në kryeqytet, Pacolli të hënën ka thënë se për degradimin e kryeqytetit nuk ka faj vetëm Isa Mustafa, transmeton KTV.

“Për degradimin e Prishtinës nuk është fajtori i vetëm Mustafa, por politikat zhvillimore, pasojat e të cilave barten që nga koha e paraluftës. Sot, Prishtina është e degraduar. Zgjerimi i qytetit është bërë në mënyrë të pamenduar. Shumica e qytetarëve të Prishtinës jetojnë në varfëri të skajshme, papunësia është e madhe dhe këtu faji është jo vetëm tek Isa Mustafa, por edhe te Qeveria që ende s’ka ligj për Prishtinën”, ka deklaruar Pacolli.

Deklaratat e Pacollit janë bërë disa javë pasi Inspektorati komunal, ka larguar nga hoteli i familjes së tij një mbulojë. Për këtë punë Isa Mustafa, ka suspenduar dy inspektorë nga puna, pasi që nuk e hoqën me kohë atë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)