LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Partia e Drejtësisë pjesë e matematikës për partnerët e mëdhenj

Mustafa: Partia e Drejtësisë pjesë e matematikës për partnerët e mëdhenj
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Drejtësisë, Fidan Mustafa, po konsideron se partia e tij është shndërruar në instrument të partive të mëdha për të fituar zgjedhjet
Pak para se të nis Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë së Drejtësisë, Sekretari i Partisë së Drejtësisë, Fidan Mustafa, i cili po kontestohet nga kryetari Ferid Agani, ka thënë se 18 nga 24 degë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Mustafa madje ka thënë se ftesa i është dërguar edhe vet Aganit, por i njëjti ende nuk iu ka kthyer përgjigje, shkruan lajmi.net

Mustafa ka deklaruar se ky Kuvend vjen si pasojë e zhvillimeve politike brenda PD-së. Ai thotë se një pjesë e vogël e kryesisë së partisë bashkë me kryetarin Ferid Agani, kanë shkelur disa vendime të Kryesisë Qendrore, Këshillit Drejtues dhe Kuvendit të Punës që është mbajtur më 29 maj, përfshirë këtu edhe vendimin për Demarkacionin.

Mustafa ka pohuar se zgjedhja e kryetarit të ri, nuk ka të bëjë me ndryshimin e kursit politik të PD-së, siç i ka akuzuar Agani nga parti konservatore e qendrës së djathtë, me politika në kundërshtim me traditën e popullit shqiptar.


“Ne jemi për të mbrojtur fuqishëm dhe për të çuar përpara programin e Partisë së Drejtësisë dhe nuk bëhet fjalë për ndryshim të kursit politik. Ka të bëjë me pozicionin e Partisë së Drejtësisë, nga një lojalitet i rëndësishëm në skenën politike është kthyer në një subjekt që do t’ju mundësoj partnerëve të mëdhenj që të fitojnë zgjedhjet dhe jemi vazhdimisht pjesë e matematikave politike, por kurrsesi pjesë e artikulimit të mendimeve politike”, është shprehur Mustafa.

Ai ka thënë se vazhdon të jetë Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, përkundër që nga Agani po konsiderohet si uzurpues i këtij posti.

“Unë jam Sekretar i Përgjithshëm i partisë që kam marr votat e 94 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm. Nuk qëndron pezullimi im, sepse sipas statutit, kryesia e partisë nuk mund të marr vendime për pozitat politike të partisë, por vetëm Këshilli Drejtues dhe kjo nuk ka ndodhur në rastin tim, por në mbledhjen që zotëri Agani pretendon se ka marr këtë vendim, nuk ka pas as kuorum”, ka deklaruar Mustafa. /lajmi.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori